Connect with us

Sport

Tifozi 39 vjeçar ndërron jetë në tribuna

Publikuar

Një tifoz futbolli ka ndërruar jetë gjatë ndeshjes së luajtur ndërmjet Nimes dhe Marseille.

Mediet franceze raportojnë se tifozi i Nimers pësoi sulm në zemër, para fundit të pjesës së parë. Gjithçka ka ndodhur gjatë xhiros së kaluar në Ligue 1, përcjell lajmi.net.

Tifozi është identifikuar si Cedric Deubel, 39 vjeçar, i cili në ndeshje ishte i pranishëm me djalin e tij.

Ai kishte ndërruar jetë kur kishte shkuar të përdorë tualetin. Skuadra e Nimes ka lëshuar një njoftim duke konfirmuar rastin. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK