Kosovë
Thaçi: Vendimi i Qeverisë Kurti është antikushtetutes, qytetarët nuk mund t’i dënojë askush

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se Qeveria Kurti ka shkelur një mori nenesh të Kushetutës me masat e marra, të paralajmëruara prej nesër.
“Vedimi për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, paraqet shmangie nga të drejtat që garantohen me Kushtetutë.
Kufizimi i lëvizjes mund të bëhet vetëm me Gjendje të Jashtëzakonshme e gjendjen e jashtëzakonshme e shpallë vetëm Kuvendi i Kosovës.
As Qeveria dhe asnjë institucion, nuk ka mandat t’ua mohojë qytetarëve liritë dhe të drejtat themelore.
Qeveria Kurti ka shkelur një mori nenesh të Kushtetutës së Kosovës, nenin 56 të Kushtetutës.
Deri më sot, kryeministri dhe qeveria kanë thënë se gjendja është nën kontroll sa i përket koronavirusit. Vendimi i qeverisë sot është anti-kushtetutes, qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet anti-kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As policia e Kosovës, as organet e sigurisë, nuk duhet të zbatojnë këtë vendim anti kushtetutes të qeverisë sepse bëjnë vepër penale.”, ka thwnw ai.






















