Connect with us

Kosovë

Thaçi takon Limajn, duken në disponim të mirë

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdën e takimeve të sotme me krerët e partive politike, ka takuar edhe liderin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj në takim ishte i shoqëruar nga ish-ministri, Skender Reçica për t’u konsultuar dhe koordinuar për çështjet me interes të vendit.

Nga fotografia e këtij takimi, të gjithë pjesmarrësit në takim duken në disponim të mirë, pasiqë shihen duke qeshur.

Më herët, presidenti Thaçi ka pritur në takim liderët e LDK-së, Isa Mustafa, atë të PDK-së, Kadri Veseli dhe atë AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërsa është refuzuar nga lideri i VV-së, njëherësh kryeministri, Albin Kurti.

Për të folur mbi të gjitha këto takime, presidenti Thaçi pritet të mbajë konferencë për media në orën 16:00.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK