Connect with us

Kosovë

Thaçi: Takimi me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë do të sjell kthesa në dialog, ka rëndësi të madhe për Kosovën

Publikuar

Presidenti Hashim Thaçi ka folur  pas takimit që ka pasë më homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

“E  rëndësishmë është që ka ndodhur takimi në Washington aty ku qytetarët e Kosovës e kanë shpresën, besimin dhe optimiznim e sotëm, por edhe për të ardhmen e tyre euro-atlantike tek partneri ynë i përjetshëm dhe strategjik i raporteve speciale mes Kosovës dhe SHBA-së, aty ku besimi i Kosovës është i plotë. Dua të potencoj se kjo do të rritë edhe më tepër besimin institucional, ndërpartiak, por edhe atë qytetar për procesin që po kalojmë në mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohjen reciproke”.

“Takimi i sotëm ka qenë i ftuar nga ambasadori Richard Grenell që është edhe i ngarkuara special për dialogun Kosovë –Serbi. Në takim ka qenë prezent edhe Këshilltar për Siguri Kombëtare”

“Takimi i Uashingtonit do të thotë kthesë dhe kjo do të sjellë risi në raport me dialogun me Serbinë. Është i një rëndësie të veçantë për shtetin tonë dhe Ballkanin në përgjithësi”, ka thënë ai në Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK