Connect with us

Kosovë

Thaçi: Sapo përfundova një takim me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë, pres që Kuvendi të ma mundësojë raportimin të mërkurën ose të enjten

Publikuar

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka folur pas takimi me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Thaçi ka thënë se pret që të thirret seancë në Kuvend për të raportuar në Kuvend rreth këtij takimi.

“Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm”, ka thënë ai.

Thaçi ka thënë se takimi është zhvilluar me ftesë të  emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien”, ka thënë Thaçi.

Shkrimi i tij i plotë:

“Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump. Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm. Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë. SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH”, ka thënë Thaçi.

NA NDIQ NË FACEBOOK