Connect with us

Kosovë

Thaçi para FSK-së: Ata që kërcënojnë vendin tonë, do të kenë përgjigje nga Kosova

Publikuar

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në ceremoninë e parakalimit të FSK-së në shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka folur për rezistencën e familjes Jashari dhe sakrificën e të gjithë ushtarëve.

“Vet emri i kazermës suaj është emri i lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, është vet Kosova. Sot institucionet më te larta shtetërore nderojnë heroizmin e familjes Jashari, gratë burrat, nipërit e mbesat në Prekazin  heroik. heroizmi i jasharajve zgjoi ndërgjegjen e shqiptarëve”, tha Presidenti.

Ai tha se sa herë që vijnë ditët e epopesë së UÇK-së, kujtojmë çmimin e lirisë së Kosovës dhe marrim energji për të ardhmen.

Thaçi tha se si asnjë vend tjetër, Kosova për 12 vite të pavarësisë ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm.

“Kosova është storie e suksesshme, secili qytetar duhet të ndihet krenar me lirinë dhe pavarësinë e vendit. Jemi vend i paqes dhe i stabilitetit. Kosova e ka qartë rrugën e vet përpara, është në rrugë të drejt euratlantike. Kosova të jetë përjetë mirënjohëse e shteteve pëëndimore që ndihmuan në kohët më të vështira. Përjetë mirënjohës për kontributin e SHBA-ve dhe NATO-së.

Thaçi tha se FSK është institucioni që gëzon respektin e gjerë të qytetarëve  dhe botës. Ndërsa npremtori se ushtria e Kosovës do të pajiset më pajisjet më moderne, gjë për të cilën tha se ka disktuar edhe në Pentagon.

“Ju llogariteni si një forcë e besueshme në sytë e botës, jeni ushtri bashkëkohore jeni ushtri multietnike. Do të pajiseni me pajisjet me më moderne të një ushtrie bashkëkohore dhe ky ishte dhe mesazhi dhe diskutimi im edhe në Pentagon ditë më parë për forcimin dhe pajisen e ushtrisë së Kosovës me pajisjet më moderne që do ti ketë një ushtri në rajonin tonë.

“Ata që kërcënojnë vendin tonë, do ta kenë përgjigjen nga Kosova në territorin e tyre”, tha Presidenti./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK