Connect with us

Kosovë

Thaçi: Organet e rendit të mos e zbatojnë vendimin antikushtetues të Qeverisë, bëjnë shkelje ligjore

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se Qeveria Kurti ka shkelur një mori nenesh të Kushetutës me masat e marra, të paralajmëruara prej nesër.

Presidenti ka thënë se këtë vendim nuk duhet ta zbatojnë as qytetarët e as organet e sigurisë, pasiqë bëjnë shkelje ligjore.

“Deri më sot, kryeministri dhe qeveria kanë thënë se gjendja është nën kontroll sa i përket koronavirusit. Vendimi i qeverisë sot është anti-kushtetutes, qytetarët nuk janë të detyruar t’i respektojnë vendimet anti-kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë. As policia e Kosovës, as organet e sigurisë, nuk duhet të zbatojnë këtë vendim anti kushtetutes të qeverisë sepse bëjnë vepër penale.”, ka thënë ai. /Periskopi/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK