Connect with us

Kosovë

Thaçi: Kurti vet e caktoi kohën e takimit e nuk erdhi, s’kemi kohë për huje

Publikuar

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka folur për refuzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti.

Thaçi tha se Kurti e ka konfirmuar qysh të premten takimin me të, duke thënë se edhe kohën e takimit e ka caktuar vet ai.

Presdienti tha se megjithatë është i gatshëm të takohet me Kurtin, kurdo që ai mendon se është në interes të vendit. Por, Thaçi shtoi se ‘Kosova nuk ka kohë për të humbur, apo ti presë teket e hujet e askujt.

“Ka qenë i planifikuar takimi me kryeministrin e Qeverisë së Kosovës dhe liderin Albin Kurti. Për fat të keq edhepse takimi ka qenë i konfirmuar nga zyra e tij qysh të premten në mesditë për sot në orën 13:00, pasiqë ftesa ime ka qenë që takimi të ndodhë rreth orës 8:30, 9:00 apo 9:30, që të jetë takimi I parë me liderët politikë, mirëpo me kërkesën e tij takimi ishte planifikuar  të ndodhë në orën 13:00 mirëpo për fat të keq 5 minuta para 13:00 është anuluar ky takim nga zyra e kryeministrit Kurti. Unë do ta takoj kurdo që mendon se është me interes të takohet. Por Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe për ti pritur teket apo hujet e askujt. Kosova ka nevojë për unitet politik, institucional qytetar për të arritur suksese. Kur kemi qenë të bashkuar kemi pasur suksese. Askush I vetmua nuk mund të realizojë perspektiva qytetare”, tha Thaçi./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK