Connect with us

Kosovë

Thaçi i zhgënjyer me takimin e këshilltarëve të Merkelit e Macronit:  As që e përmenden liberalizmin e vizave

Publikuar

Pas  takimit me delegacionin franko-gjerman, përkatësisht  me Jan Hecker, këshilltari i kancelares gjermane Angela Merkel, dhe Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit francez Emmanuel Macron, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha se ky takim ishte krejtësisht i zakonshëm dhe pa ndonjë qëndrim konkret për asnjë çështje nga ana e tyre, shkruan Periskopi.

Thaçi tha se dërguarit e Merkelit dhe Macronit as që e kanë hapur temën e liberlaizmit të vizave për Kosovën, për çka u shpreh shumë i zhgënjyer.

“Për fat të keq edhe sot nuk u dëgjua asgjë për liberalizmin e vizave për Kosovën, madje nëse nuk do ta hapja si temë, as që do të ngrihej për tu diskutuar. Dhe kjo është jashtëzakonisht zhgënjyese, kur para 5 vitesh BE-ja ishte e gatshëm të merrte vendimin për liberalizmin e vizave për Kosovë, Ky mosunitetet i BE-së, ky qëndrim regjid kundërshtues, e tash edhe ndëshkues për Kosovën është pa padrejtë,  në rrafshin e aktualitetit politik e strategjik”, tha Thaçi.

Presidenti tha se u ka bërë të qartë BE-së se përfshirja e saj në dialogun Kosovë-Serbi mund të ndodhë pas liberalizmit të vizave . Sipas Thaçit BE-ja është e papërgatitur në këtë drejtim.

“Qëndrimi im ishte shumë I qartë, fillimisht BE-ja duhet të nxjerrë vendimin për liberalizmin e vizave dhe pastaj të mendoj se a ka kapacitetet, hapësirë. vizion dhe lidership për të shtyrë përpara dialogun për normalizimin Kosovë-Serbi. Nga ajo që unë sot shoh BE-ja është i papërgatitur për fazën e dytë, ndërsa ka menduar në mënyrë elegante ta kalojë çështjen e liberlaizmin e vizave e të kalojë në fazën tjetër”, tha Thaçi. /Periskopi/

 

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK