Connect with us

Kosovë

Thaçi : I kam shkruar sot letër Kurtit, vendimi krijoi tollovi te qytetarët – rrezikohemi nga përphapja e virusit

Publikuar

Presidenti Hashim Thaci thotë se i ka shkruar letër kryeministrit Albin Kurti, ku i kërkon të pezullojë vendimin sepse ka krijuar panik te qytetarët.

“Vendimi i mbrëmshëm ka provokuar rrethanë të re, të paqartësisë dhe frikës, sot njerëzit janë detyruar nga ky konfuzion, të dalin e të furnizohen vetëm në mëngjes, duke shkaktuar tollovi në kundërshtim me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ato tollovi sot të krijuara, janë rreziku që ka krijuar rrethana e re nga Qeveria e Kosovës, sepse ka krijuar panik te qytetarët dhe kjo urgjencë ka sjellur rrezik permanent për zgjerimin e koronavirusit. Përpos kërkesës për masë të përkohshme që i jam drejtuar Gjykatës Kushtetutese, me një letër i jam drejtuar zotit Kurti, që të shqyrtojë vendimin e tij sepse ka krijuar panic dhe tollovi të madhe tek qytetarët, që ta pezullojë atë vendim deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Para pak ditësh, ishte po i njëjti kryeministër, që kur propozova Gjendjen e Jashtëzakonshme, kundërshtoi me kokëfortësi, e tash me një agjendë politike të pastër, krijon panic te njerëzit anë e kënd Kosovës”, ka thënë ai./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK