Connect with us

Kosovë

Thaçi edhe pas refuzimit të radhës, ia lë derën çelë Kurtit: Na duhet uniteti pro-amerikan si sytë e ballit

Publikuar

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, tha se dje për të dytën herë radhazi, i ka bërë ftesë kryeministrit të vendit Albin Kurti për takim, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, të cilat presidenti i quan dramatike.

Ndërsa tha se edhe sot kishte refuzim nga Kurti për çka u shpreh shumë i zhgënjyer.

“Por sigurisht në kuadër të obligimeve shtetërore që kam,  e kam ftuar edhe dje për të diskutuar për zhvillimet e reja, të cilat janë zhvillime dramatike, edhe sot kishte përsëri refuzim për takim edhe për kundër  që kishte tri mundësi në orën 10:00, 10:30 e 12:00”, tha Presidenti. Megjithatë ai shtoi se ftesa vazhdon të jetë e hapur dhe e mirëpret Kurtin kurdo që ai do t’i përgjigjet ftesës.

Thaçi tha se Kosova nuk është pronë e një individi, po atdhe i të gjithëve. Presidenti bëri thirrje të ruhen raportohet me partnerin më besnik të Kosovës.

“Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve. Ne duhet të punojmë e të shkojmë përpara me qëndrime unike. Qëndrimi unik është forcimi i shtetit dhe ruajtja si sytë e ballit e  strategjik me partnerët perëndimor, e ne veçanti me adresën e kontributin madhor për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, SHBA.. “Jemi dëshmitar se të tjerë mund të na lënë në mes të rrugës, në baltë . E vetmja që nuk na ka lënë vetëm janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Thaçi.

Thaçi I ka bërë thirrje Kurtit që të marrë vendimet që janë në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Mesazhi im përsëri sot është që kryeministri duhet të merr vendimet që duhet ti marrë, të mos vonohet me vendimmarrje që e qojnë vendin në drejtim të gabuar historik, por të kultivojnë dhe të ruajmë. As vet liria as shteti, as ekzistenca jonë nuk ka kuptim pa partneritetin me ShBA-të”, tha Thaçi. /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK