Connect with us

Kosovë

Thaçi e Vuçiq takohen me Grenellin dhe O’Brien: Raportet Kosovë-Serbi, të rëndësisë së lartë për Administratën Trump

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq dje janë pritur në një takim të përbashkët nga këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien dhe i dërguar special Richard Grenell, transmeton Periskopi.

Këshilli për Siguri Kombëtare i Amerikës ka shkruar në Twitter se ‘’Marrëdhënia Kosovë-Serbi është e rëndësisë së lartë për Administratën Trump’’.

Presidenti Thaçi ka një javë që gjendet për vizitë zyrtare në SHBA. Atje ka takuar përfaqësues të lartë shtetëror. Gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe një takim ballë për ballë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq./PERISKOPI/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK