Connect with us

Kosovë

Thaçi: Çështja e vizave do të ishte harruar tashmë, po të mos kishin ndodhur zhvillimet në vitin 2015

Publikuar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar sot para mediave pas vizitës së tij në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjerash Thaçi u pyet lidhur me atë se përfaqësuesit serb e shohin ende si të parealizuar njohjen e Kosovës.

Ai tha se Serbia thoshte se është e pamundur edhe liria, por ajo u bë.

“Serbia ka thënë se është  e  pamundur dhe liria edhe pavarësia edhe themelim i ushtrisë, por të gjitha janë realizu.Me mençuri urësi dhe pragmatizmin tonë jam i bindur se njohja reciproke  do të ndodhë.Dhe çdo marrëveshje do të jetë e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, pasi çdo gjë do të jetë në bashkëpunim im me partitë politike, pasi ka të bëjë me jetën e gjeneratave të ardhshe. Dhe askush nuk mund t’i ik kësaj rëndësie. Gjithashtu kur dihet saktësisht se marrëveshja do të jetë në kuadër të Kushtetutës së Kosovës”, tha Thaçi.

Ai shtoi se gjithmonë ka qenë i hapur për bashkëpunim dhe se do ta respektojë në tërësi Kushtetutën e Kosovës dhe përgjegjësitë e tij kushtetuese, për të ruajtur e kultivuar unitetin institucional.

“Të gjitha periudhat kohore që kam udhëhequr procesin e negociatave kam raportuar në Kuvend, madje madje edhe për dialogun çdoherë në për mënyrë transparente.Tash është një momentum i ri, ku duhet respektuar vlugu i madh i punës dhe nëse ky moment humbet atëherë do të vonohemi në të gjitha sferat institucionale. Do të vonohemi edhe për NATO edhe për BE, e do të frenohen dehe më tepër investimet ndërkombëtare”, shtoi Thaçi.

Tutje presidenti Thaçi tha se Kosova do progres dhe si lider e kanë për obligim t’i kryejnë obligimet institucionale.

“Për mua ishte inkurajuese motivimi i Kadri Veselit për takim me Z.Kurtin dhe për mua është jashtëzakonisht vlerësuese ky hap sikurse unë si lider politik që do t’i ftojë  në ditët e ardhshme ti takoj dhe informoj në detaje. Edhe të PDK, LDK, AAK e AKR e të gjithë partitë.Në fund të fundit marrëveshja eventual e arritur do të votohet në Kuvend, unë e kam respektuar Kushtetutën e Kosovës dh ritheksoj se duhet të kem siguru për këtë proces për të marrë pjese në këtë marrëveshje. Adresimin që do ta bëjë në Kuvendin e  Kosovës do të jetë më i plotë sesa kjo që e prezantova sot, këshillat dhe rekomandimet që kam marrë si presidenti i vendit në takimet e zhvilluara në Shtëpinë e Bardhë, në Pentagon  të gjitha të tjerat se ShBA-të përpos mundësisë për paqe dhe investime miliardëshe në Kosovë, kërkojnë të jemi korrekt, bashkëpunues e partner të besueshëm.Çështja e vizave do të ishte harruar tashmë, por të mos kishin ndodhur zhvillimet në vitin 2015, tash e pesë vite këto zhvillime e kanë shtyrë këtë proces”, shtoi ai.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK