Connect with us

Kosovë

Thaçi: BE na ndëshkoi me viza, nuk ka unitet e as aftësi për ta shtyrë dialogun me Serbinë

Publikuar

më

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij serb Aleksanër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë që ndodhet në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka hedhur akuza ndaj Bashkimi Evropian duke thënë se nuk kanë unitet e as vizion për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe sipas tij për këtë çështje duhet angazhimi i Amerikës, shkruan Periskopi.

“Pra Shtetet e Bashkuara po e bëjnë atë që të tjerët nuk kanë pasur aftësi, mundësi dhe potencial që ta bëjnë”.

“Ne duhet të kuptojmë që kur kemi edhe dy udhëheqës të Bashkimit Evropian, Josep Borell që vjen nga Spanja një shtet që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe pritet që të ngarkohet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, nga Sllovakia që është z. Lajçak atëherë çka mund të presim nga Bashkimi Evropian përpos ndëshkimit që na ka bërë për liberalizimin e vizave dhe nuk ka as aftësi as unitete as fuqi as dije e as vizion e as lidership për të shtyer përpara këtë proces ne nuk duhet të hupim kohe më burokracinë dhe ose mos unitetit Evropian ne duhet të punojmë me atë që na kanë ndihmuar për të fituar lirën pavarësinë dhe tani për të lëvizur drejt NATO’së, BE dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe këtë mund ta bëjmë vetëm me SHBA”, ka thënë presidentit Thaçi.

Tutje, Thaçi ka thënë se ky  takimi në fjalë nënkupton kthesë dhe se do të sjellë risi.

“Takimi i Uashington nënkupton kthesë sepse për herë të parë kemi një takim të tillë në historikun e dy vendeve të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Uashington”.

“Natyrisht se kjo do sjellë risi dhe vëmendje nga tërë opinioni publik vendor dhe ai ndërkombëtar, por edhe nga qendrat e tjera mbështetëse të këtij procesi”./Periskopi/

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme52 minutes ago

Arben Gashi për protestat në Shqipëri: Kur pakënaqësia bëhet masive, duhet të kthehesh te qytetari përmes zgjedhjeve

Maqedoni1 hour ago

Prokuroria kërkon paraburgim për 20-vjeçarin nga Tetova, dyshohet për krime kibernetike dhe pornografi me fëmijë

Maqedoni3 hours ago

“Idrizova” ende pa iniciativë konkrete për amnisti të të dënuarve

Lajme3 hours ago

“E arrestuan teksa kthehej në shtëpi”- E ëma kërkon të birin 16-vjeçar: Policia nuk më thotë si e kam djalin

Shqipëri3 hours ago

Protesta/ OSBE i bashkohet Presidentit Begaj: Të gatshëm të ndërmjetësojmë për fillimin e dialogut për krizën!

Kosovë4 hours ago

Presidentja pret në takim profesorin amerikan, Joseph e përgëzon për detyrën dhe i uron suksese

Maqedoni5 hours ago

AKI, Kumanovë: Shqipja s’mund të anashkalohet dhe pastaj të justifikohet me projektet e së kaluarës!

Lajme5 hours ago

Mbishkrimet vetëm në maqedonisht në sallën e Kumanovës, Osmani: Projekti është i vitit 2018, do t’i korrigjojmë

Lajme6 hours ago

Hoxha në Kumanovë: Mbi 33 milionë denarë mbështetje për naftën e gjelbër për bujqit e rajonit të Kumanovës

Lajme6 hours ago

Kasami: Semaforë me sinjalizim zanor për personat e verbër në katër lokacione në Tetovë

Lajme6 hours ago

Protesta në Tiranë, sulmohet selia e Partisë Socialiste

Kosovë6 hours ago

AUV ia refuzon importin e 27 tonëve misër nga Serbia kompanisë “Ideal Group” të Visar Gashit për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës

NA NDIQ NË FACEBOOK