Sport
Tevez puthi Maradonan në buzë – argjentinasi shpjegon ‘puthjen e fatit’

Skuadra më e madhe argjentinase është shpallur kampione e Argjentinës në xhiron e fundit, duke tejkaluar rivalin River Plate vetëm në lojën e fundit.
Një gol i Carlos Tevez i siguroi tri pikë Bocas që në fund këto pikë dolën të ishin të barasvlefshme me titullin e kampionit.
Akteri kryesor i mbrëmjes, Tevez, çmendurinë e tregoi edhe jashtë fushës së blertë. Ai në përshëndetjen me Diego Armando Maradona i dha këtij të fundit një puthje në buzë.
The Superliga title, sealed with a pre-match kiss between Tevez and opposition manager, but Boca-legend, Diego Maradona.
: @TNTSportsLA pic.twitter.com/gg1tFfm7JU
— FotMob (@FotMob) March 8, 2020
“E dija se duhej ta puthja Maradonan, isha me fat në atë mënyrë” ka thënë Tevez, transmeton lajmi.net.
“Ndonjëherë duhet të kërkosh fatin” shtoi Carlito.
Kështu, puthja e Tevez e dhënë për Maradona tashmë është emëruar si ‘puthja e fatit’. /Lajmi.net/


:





















