Connect with us

Shëndetësi

Tetë vende raportojnë rastet e para të koronavirusit

Publikuar

Tani janë 73 shtete dhe territore globalisht që kanë raportuar raste të koronavirusit, i cili ka infektuar më shumë se 90,000 njerëz në të gjithë botën.

Përhapja e virusit nuk duket se po ngadalësohet.

Vetëm nga e hëna, tetë vende në Azi, Lindjen e Mesme dhe Evropë kanë raportuar rastet e tyre të para të virusit, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.

Ato përfshijnë:

Andorrën

Indonezinë

Jordaninë

Letoninë

Portugalinë

Arabinë Saudite

Senegalin

Tunizinë

Numri më i madh i infeksioneve globale është ende në Kinë, Korenë e Jugut, Itali dhe Iran.

Disa vende kanë vendosur kufizime të udhëtimit në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, e cila ka vrarë të paktën 3,100 njerëz në nivel global, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK