Uncategorized
Tërmet me magnitudë 5 ballë godet provincën turke Elazig

Një tërmet me magnitudë 5,0 ballë sipas Rihterit goditi provincën Elazığ në Turqinë lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti ndodhi në rrethin Sivrice në ora 20:53 sipas kohës lokale në thellësi prej 21,34 kilometrash, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Deri më tani nuk janë raportuar viktima nga tërmeti.
Ndryshe, provinca Elazığ ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,8 ballë në janar të këtij viti, si pasojë e të cilit 41 persona kishin humbur jetën.






















