Kosovë
Temperatura pranverore gjatë dy ditëve në vijim në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbaj në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme.
Sipas IHMK-së, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.



















