Sport
Telashe te Milani, Gazidis takohet me Ibrahimovic

Gazetari i La Gazzetta dello Sport, Nicolò Schira shkruan se ish-lojtari suedez ka kërkuar sqarime lidhur me zhvillimet e fundit dhe do të takohet me Gazidis këtë javë, në kërkim të përgjigjeve.
38-vjeçari mbërriti nga LA Galaxy në janar dhe ka ndihmuar në ngritjen e fokusit të ekipit dhe dukej se kuqezinjtë po shkonin vazhdimisht në drejtimet e duhura, trasnmeton lajmi.net.
Por këtë muaj telashet janë kthyer dhe drejtori sportiv Zvonimir Boban do ta padisë Gazidis në gjyq për sjelljen e klubit në ndaj tij, pasi vetëm gjysmë viti në rol.
Boban, sipas raporteve të shumta në Itali, ka shumë të ngjarë të kthehet në punë në FIFA, ndërsa e ardhmja e drejtorit teknik Paolo Maldini në Milano është gjithashtu e pasigurt.
Schira shkruan se Zlatan ka kërkuar garanci për ambiciet e klubit dhe qartësi për rolin e tij në ‘San Siro’, me një takim vendimtar me hierarkinë që do të ndodhë këtë javë. /Lajmi.net/






















