Connect with us

Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Durrës: Një i vrarë dhe një i plagosur

Publikuar

Një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër i plagosur rëndë pas disa të shtënave në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në lagjen nr.14 të Durrësit, njofton Top Channel përcjell Klan Kosova.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe të plagosurit, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

NA NDIQ NË FACEBOOK