Religjion
Të rinjtë myslimanë ndihmojnë të moshuarit që nuk mund të dalin për shkak të koronavirusit

Të rinjtë myslimanë në Gjermani ndihmojnë të moshuarit që nuk mund të dalin nga shtëpia për shkak të epidemisë së tipit të ri të koronavirusit (Kovid-19).
Të rinjtë vullnetarë në Shoqatën e Xhamisë Medine, që varet nga Vizioni Kombëtar i Komunitetit Islam (IGMG) në nënprefekturën Reinickendorf të kryeqytetit Berlin, bëjnë pazarin në market për të moshuarit mbi 60 vjeç, që kanë imunitet të dobët.
Të moshuarit që nuk dalin dot nga shtëpia në kuadër të masave kundër epidemisë, për të mos u infektuar, komunikojnë me postë elektronike ose me telefon në Xhaminë Medine dhe kërkojnë ndihmë për nevojat që kanë, ndër të cila edhe ilaçe.
Të rinjtë myslimanë që zhvillojnë aktivitete vullnetare, pasi marrin porositë bëjnë pazarin dhe plotësojnë nevojat e të moshuarve./TRT/






















