Connect with us

Lajme

Të infektuar me koronavirus, situata në Kumanovë, alaramante

Publikuar

Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të prekurve me COVID-19 në Kumanovë ka shënuar rritje drastike gati 100 për qind.

Janë regjistruar edhe 23 raste, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 47. Gjithashtu është regjistruar edhe viktima e dytë, pasi që ka ndërruar jetë edhe një 45 vjeçar nga Kumanova.

Duke parë seriozitetin e shpejtësisë me të cilin po përhapet virusi Korona, Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim sot ka vendosur tre punkte për dezinfektimin e veturave në hyrje të Kumanovës, kurse nesër do të vendosen edhe tre punkte të tjera, kurse deri në fund të javës do të vendosen në të gjitha hyrjet në qytetin e Kumanovës.

Gjithashtu apelohet që të dezinfektohen edhe ato banesa kolektive të cilat deri tash nuk janë dezinfektuar dhe e njëjta gjë rreth pastrimit të përsëritet çdo ditë.

Situata me rritjen e numrit të të prekurve ka ngritur nevojën që Shtabi të kërkojë nga Qeveria e RM-së të vendos karantinë të tërësishme në territorin e Kumanovës.

Shtabi për Mbrojtje dhe Shpëtim obligon NP “Tregu” që t’i hap tregjet vetëm për shitjen e produkteve ushqimore edhe atë tri herë në javë, të martën, të enjten dhe të dielën, prej orës 08:00 deri në orën 14:00. Gjatë blerjes u rekomandohet qytetarëve që të mbajnë distancën e paraparë prej 2 metrash.

Nga MPB kërkohet që rregullisht t’i kontrollojnë bankat, postat dhe të gjitha vendet ku tërhiqen rrogat apo pensionet, të respektohet rekomandimi për mbajtjen e distancës prej më së paku 2 metra./TVM2/

NA NDIQ NË FACEBOOK