Connect with us

Kosovë

Tasholli: Migjen Kelmendi i bëri bashkë moralistët, ideologët edhe quasi-nacionalistët, duke derdhur gjithë vnerin ndaj tij

Publikuar

Studiuesi i Filozofisë, Ismail Tasholli përmes një shkrimi në Facebook ka vlerësuar Migjen Kelmendin si shkrimtar, duke thënë se me shkrimin e tij  i bëri bashkë moralistët, ideologët edhe quasi-nacionalistët.

Ja postimi i plotë:

Leximet e cekëta

Për ata që nuk e njohin konceptin e Unamuno’s për “intra-histori”, që historitë e vogla e japin pasqyrën e madhe, edhe konceptin e Gasset “Vetëdija Historike” si vetëdije perspektiviste, deri te Foucault që nën konceptin e Nietzsche’s ka dekompozuar këtë lexim ideologjik të historisë, është mirë me shujt e mos me u përzi.

Kreativiteti letrar si dekompozim i mendimit një-dimenzional

Filozofi amerikan Rorty, në njërën prej pjesëve kryesore të librit “Kontingjenca Ironia dhe Solidariteti” (Contingency, Irony and Solidarity), i jep të drejtë rrëfimit partikular letrar, me gjithë provokimin që e bartë në supe. Këto rrëfime letrare, të zhveshura nga pezmi esencialit, janë të pavarura të na japin një poli(pluri)-perspektivë për botën.

Pikërisht në këtë libër, Rorty i jep të drejtë më shumë letërsisë sesa një-dimensionalitetit epistemologjik, ose burgut semantik.
E sa është kotingjenca e pamëshirshme, një pjesë të këtij libri, e përkthen Migjen Kelmendi në vitin e largët 97-të, në revistën MM, e cila ishte platforma e vetme e mendimit liberal, larg nga kontaminimi i politikës ditore.
Migjeni me lehtësinë e papërballueshme të letërsisë, na ka ftuar përbrenda provokimit të tij.
E para, duke qenë konsekuent në librat dhe muzikën e tij, që gjithë jetën i ka shkruar dhe kënduar qytetit, pra, i kthehet qytetit, aty ku flet letërsia e tij.
Shkrimtari nuk i nënshtrohet resentimanit publik, që në formën më perverse e kemi në siglën e ‘political correct’, ose siç kishin me thënë South Park “PC Babies”.
I gjithë ky shkrim, plot stil, i bëri bashkë ata që jetojnë edhe promovojnë mënyrën një dimensionale të mendimit, pra moralistat, ideologët edhe quasi-nacionalistat, duke derdhur gjithë vnerin ndaj shkrimtarit.
E kuptueshme, siç na mëson edhe historia, provokimi artistik gjithmonë është gozhduar nga mendimi kiçerik dhe pezmi ideologjik.
Gjithashtu, duhet të ruhemi nga leximet historike monolitike, siç pohonte edhe Koselleck, sepse përfundojmë brenda substratit ideologjik.
E dyta, edhe socio-linguistika nuk duhet të shihet në mënyrë dogmatike, duke u mohuar afinitetet në gjuhë.
Sa për informim, antropologjia si disiplinë, nuk është dogmatike. Ajo ka një lidhje kërthizore me strukturalizmin, e sidomos me semiotikën edhe e lejon manovrimin e ekzibicioneve linguale përbrenda semiosferave.
Të tjerat janë vetëm leximet e cekëta të kreativitetit letrar, që fillojnë me gjuhë, si pohon Arendt, po përfundojnë në gullag e në turrë të druve!

 

NA NDIQ NË FACEBOOK