Connect with us

Sport

Superliga e Kosovës me dy ndeshje interesante: Vëmendja te Drita – Prishtina

Publikuar

Në kuadër të xhiros së 22-të në futbollin kosovar do të luhet derbi mes Dritës dhe Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Pasur parasysh pozicionimin e dy skuadrave në tabelë, ndeshja pritet të jetë shumë interesante, me dy skuadrat që synim të vetëm kanë tri pikët.

Drita në këtë ndeshje futet nga pozita e katërt me 40 pikë, kurse Prishtina nga pozita e tretë me 41 pikë, aq sa ka edhe vendi i dytë, që gjithashtu luan sot.

Gjilani që mban pozitën e dytë do të ketë punë me skuadrën e Llapit që në këtë xhiro vjen nga pozita e gjashtë.

Dy skuadrat nga Anamorava do të jenë protagoniste të kësaj të diele në Superligën e Kosovës, në dy ndeshje që pritet të dhurohet spektakël.

Të dyja ndeshjet e ditës së sotme luhen me fillim nga ora 14:00. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK