Kosovë
Studimi i frikshëm: Zhurma vret 12 mijë njerëz në Evropë për çdo vit

Vlerësohet se 113 milionë njerëz në mbarë Evropën janë të afektuar nga zhurma në rrugë që është në nivele të pashëndetshme.
Një në pesë evropianë është i ekspozuar ndaj niveleve të dëmshme të ndotjes së zhurmës, dhe ky numër pritet të rritet gjatë dekadës në vazhdim, me trafikun rrugor që konsiderohet të jetë keqbërësi më i madh, ka zbuluar studimi më i ri.
Zhurma e tepërt mund të shkaktojë sëmundje mendore e fizike, dhe është e lidhur me nivelet e larta të sëmundjes së zemrës, stresit dhe pagjumësisë. Rreth 12 mijë vdekje të parakohshme shkaktohen nga zhurma për çdo vit në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Ambientit [EEA], ndërsa zhurma kontribuon në 48 mijë raste të sëmundjeve ishemike të zemrës.
Edhe jeta natyrore është e afektuar po ashtu: një studim në vitin e kaluar tregoi që zhurma pengon mundësinë e zogjve për të komunikuar, dhe mund t’i ndalojë ata për t’u bashkuar e shumuar me zogjtë e tjerë, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Në raportin e EEA-së, paralajmëroi në një raport gjatë ditës së enjte se edhe më shumë njerëz ishte e mundshme të afektoheshin nga nivelet e dëmshme të zhurmës në të ardhmen, si rezultat i rritjes së urbanizimit dhe mobilitetit.
Në mbarë Evropën vlerësohet se rreth 113 milionë njerëz janë të afektuar nga nivelet e larta të zhurmës së trafikut rrugor që mbërrin mbi 55 decibelë, e që është trefishi i nivelit në të cilin zhurma konsiderohet e dëmshme për shëndetin njerëzor sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ndërkohë, Kosova është krejtësisht e pashqetësuar në lidhje me një problem të tillë./Periskopi

















