Shëndetësi
Studim: Vezët nuk i bëjnë dëm zemrës

Vezët nuk do të rrisin sëmundjen tuaj të zemrës ose rrezikun nga sulmet ashtu siç kishin frikë më parë, ka gjetur një studim tridhjetë vjeçar.
Për shkak të përmbajtjes së tyre të kolesterolit, vezët kanë qenë prej kohësh objekt diskutimi i ashpër rreth rolit të tyre në shkaktimin e problemeve në zemër, njofton Klan Kosova.
Por shkencëtarët thonë se ata më në fund kanë zbuluar sekretin – duke konfirmuar se nuk ka asnjë lidhje me shkaktim të ndonjë problem shëndetësor.
Një ekip amerikan, i kryesuar nga një studiues i Harvardit, mati dietat e 215.618 burrave dhe grave të shëndetshëm që mesatarisht një deri në pesë vezë në javë për 32 vjet.
Ata nuk gjetën asnjë lidhje midis konsumimit të vezëve dhe rrezikut të sëmundjes kardiovaskulare e cila mund të çojë në sulm në zemër ose goditje në tru.

















