Kosovë
Spekulanti i marrëveshjes: Tim Xhudah barazoi Astrit Deharin me të dyshuarin për krime lufte, Oliver Ivanoviqin

Tim Judah [Xhudah] konsiderohet si një ndër ekspertët më të mirë për Ballkanin dhe në veçanti për Serbinë dhe Kosovën por ai së fundi spekuloi pa asnjë fakt se në Washington ishte nënshkruar marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Gazetarja e tij, mbrëmë shqetësoi edhe më shumë opinionin me konstatime dhe spekulime të tjera, dhe duket se është bazuar pikërisht në thashethemet e këtij gazetari.
Judah shërben edhe si President i Bordit të rrjetit gazetaresk Birn për Ballkan, dhe e cila ka një fuqi të jashtëzakonshme ekonomike e politike në vendin tonë.
Por, analisti politik duket se është krejtësisht i pandjeshëm ndaj Kosovës në veçanti edhe për çështje të tjera..
Në një postim ai ka barazuar aktivistin e ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharin, me të dyshuarin për krime lufte ndaj popullsisë shqiptare, Oliver Ivanoviqin, shkruan Periskopi.
![]()
Ai ka shkruar thjeshtë: “Oliver Ivanoviq, Astrit Dehari. #muret e Kosovës” në profilin e tij në Twitter.
Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar të vitit 2018 në moshën 64 vjeçare në prag të zyrës së tij në veri të Mitrovicës, ndërsa procesi gjyqësor për të vazhdon ende.
Kurse Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në burgun e Prizrenit në nëntor të vitit 2016. /Periskopi




















