Connect with us

Kosovë

Sokol Haliti i Vitisë kritikon ashpër Qeverinë: Nuk e kontrolluan qytetarin në kufi, ai ishte në kafene, restorant me mysafirë

Publikuar

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Qeverisë së Kosovës pas vendimit për futjen në Karantinë të qytetit të tij. Ai ka deklaruar se as që është konsultuar për këtë vendim nga niveli qendror, duke shtuar se Vitia ka specifikat e saj.

“Do të ishte mirë që fshati i Stubllës të vendosej në Karantinë, e jo krejt Vitia. Qytetari ka qenë në restorant, në kafene, në meshë, ka pritur mysafirë.” – ka thënë Haliti, përcjell Periskopi.

Z.Haliti më tej kritikoi qeverinë edhe për mos-kontrollimin e qytetarit për koronavirus në kufi. “Ai është dashtë të kontrollohet në kufi, e jo pasojat t’i vuajmë ne qytetarët e Vitisë.” – shtoi më tej ai.

Kujtojmë që sot një 77 vjeçar nga Vitia që kishte ardhur më 5 mars nga Italia u konfirmua si i prekur me Koronavirus bashkë me një 20 vjeçare italiane nga Klina. /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK