Lajme
Pamjet shokuese nga brenda spitalit të mbingarkuar në Itali (Kujdes! PAMJE TË RËNDA)

Epiqendra më e nxehtë për momentin e pandemisë Covid 19 është Italia.
Televizioni Sky News ka xhiruar pamje ekskluzive nga brenda spitalit Papa Giovanni XXII në Bergamo, që konsiderohet se është spitali më i mbingarkuar që trajton rastet më të rënda të pacientëve me koronavirus, përcjell Zyrtare.net
Situata është dramatike në spitalet e veriut të Italisë në mes të epidemisë së koronavirusit. “Dëshironi të shihni këto imazhe për të kuptuar se çfarë po ndodh.”- thotë reporteri i Sky News.
Përmes këtyre pamjeve të rënda autoritetet atje duan të dërgojnë një paralajmërim për pjesën tjetër të botës për betjën e rëndë që zhvillohet ndaj pandemisë Covid 19./Zyrtare.net/
KUJDES PAMJET JANË TË RËNDA!





















