Connect with us

Sport

Skuadra e Beckham debuton në MLS, ja si shkoi ndeshja e parë

Publikuar

Skuadra e Beckham pësoi humbje 1-0 ndaj Los Angeles FC në ndeshjen e tyre inauguruese të Major League Soccer, por ajo çka u tregua në fushë dëshmon se ky ekip premton shumë, transmeton lajmi.net.

Menaxhuar nga fituesi i dyfishtë i Ligës së Kampionëve CONCACAF, Diego Alonso, skuadra nënshkroi me sulmuesin ndërkombëtar të Skocisë Lewis Morgan nga Celtic në janar, por shumica e skuadrës së tyre është e përbërë nga lojtarë që kishin luajtur në SHBA.

Beckham ka thënë se dëshiron të krijojë skuadrën më të mirë në Amerikë, dhe ky rrugëtim nisi nga dje. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK