Lajme
SKANDALOZE/ Kohë epidemie, banorët e Sfillares në Shkup pa ujë!

Banorët e fshatit Sfillare të Komunës së Sarajit në Shkup përmes një denoncim të bërë në redaksinë e portalit Zyrtare.net janë ankuar se për dy ditë kanë mungesë të furnizimit me ujë.
Ata shprehen të revoltuar se si shëbrimet e Ujësjellësit në këtë kohë pandemie ku aplet për higjien janë mëse të nevojshme atyre iu ndërprehet uji.
Lidhur me këtë problem, Zyrtare.net ka kontaktuar ndërmajren publike “Ujësjellësi”. Nga atje na thanë shkurt se janë në dijeni dhe se po punohet për sanimin e problemit. Shtojnë se banorët në fjalë së shpejti do të kenë furnizim me ujë./Zyrtare.net/
















