Connect with us

Lajme

Situata me Covid-19, Rama: Kemi kërkuar ndihmë nga NATO

Publikuar

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka kërkuar ndihmë nga NATO për sa i përket situatës së krijuar nga Covid-19.

Rama e ka pohuar këtë në “Top Talk” në Top Channel teksa u pyet në lidhje me një kërkesë nga Mali i Zi për ndihmë nga NATO.

Kryeministri shqiptar tha se kërkesa është bërë njësoj siç kanë bërë vendet e tjera.

“Ne kemi bërë të njëjtën procedurë, por nuk e di pse nuk është bërë lajm, por kjo nuk është puna jonë. Ne kemi ndjekur procedurën që kanë ndjekur dhe vendet e tjera”.

“Nuk jam i informuar nëse ka pasur një përgjigje nëse do kishte pasur do isha informuar. Edhe njëherë që mos krijojmë iluzione, se shumë kush thotë “ua dha lekët Evropa”, ato nuk kanë ardhur me valixhe, nuk janë këto paratë që dalin nëpër televizor që qarkullojnë me shpejtësi”.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK