Kosovë
Sipas Metrit Botëror në Kosovë nuk ka asnjë të prekur nga Koronavirusi

Faqja në të cilën mund t’i shihni të përditësuara informacionet me rastet e të prekurve me Koronavirus, rastet e vdekjeve dhe rasteve të të sëmurëve kritikë quhet Worldometers (Metrat botërorë).
Sidoqoftë, e njëjta faqe nuk ofron absolutisht asnjë të dhënë për Kosovën edhe përkundër që janë regjistruar tashmë 5 të prekur të konfirmuar e të cilët po shërohen në QKUK.
Nuk dihet pse ndodh një gjë të tillë, shkaku i mos-njohjes së Kosovës si shtet, shkaku i mos-ofrimit të të dhënave nga autoritetet tona të shëndetësisë apo ndonjë gjë tjetër, shkruan Periskopi.
![]()
Sidoqoftë, ajo që dihet është se deri në këtë moment vazhdon të prijë Kina me numrin e rasteve dhe të të vdekurve, e pasuar nga Italia, Irani, Korea e Jugut, Spanja dhe Gjermania.
Numri i plotë i të vdekurve deri tash është 162 mijë e 593. Ndërkohë që numri i të vdekurve ka arritur në 6 mijë e 69. /Periskopi


















