Connect with us

Kosovë

Si i iku Kurti pyetjes për masat e SHBA-ve ndaj Kosovës

Publikuar

Kosova mund të gjendet përballë sanksioneve ekonomike të SHBA-ve  ndaj Kosovës.

Konkretisht, shteti i Kosovës mund të përballet me shkurtime të mëdha të investimeve në Kosovë, dhe krejt kjo si rrjedhojë e refuzimit të kryeministrit Kurti për heqjen e taksës.

Këtë, disa herë e ka paralajmëruar edhe i dërguari special i SHBA-ve, për dialogun, Richard Grenell.

Në disa postime të tij, apo siç quhen në gjuhën shqipe, “cicërima” në rrjetin social Tëitter, Grenell disa herë ia ka përsëritur Kurtit se SHBA-të nuk do ta ndihmojnë një qeveri që po e dëmton Kosovën.

Ndaj këtyre paralajmërimeve po shmanget vet kryeministri Kurti. Ai sot në Prekaz është pyetur nga gazetarët lidhur me çështjen në fjalë, mirëpo të njëjtën pyetje e ka injoruar.

Arsyetimi i Kurtit ishte se Prekazi nuk është as vendi e as atmosfera për ta komentuar aktualitetin politik.

Sidoqoftë, tashmë nga vet zyra e Kurtit kanë filluar të flasin me tone të ashpra ndaj SHBA-ve.

NA NDIQ NË FACEBOOK