Sport
Shtyrja e EURO2020 bën që Age të fitojë epitetin e trajnerit më të pafat në botë

Ishte një vendim i pritshëm, shkaku i pandemisë së koronavirusit, që ka pezulluar sportin pothuajse në gjithë botën.
Dhe ky vendim, ka bërë që trajneri i Kombëtares së Danimarkës, Age Hareide, të jetë njeriu më i pafat.
Trajneri 68 vjeçar ka një kontratë me Danimarkën e cila parashihej të përfundonte në muajin korrik, pas Kampionatit Evropian.
Do të ishte një mëkat i madh nëse Danimarka nuk do të drejtohej nga ky trajner në Kampionatin Evropian, pas suksesit që arritën në kualifikime./Lajmi.net/






















