Connect with us

Ndryshe

Shtohen në masë alarmante zërat që thonë se Koronavirusi nuk e kishte origjinën në Kinë

Publikuar

Një prej temave më popullore në mikroblogun kinez Weibo gjatë ditës së enjte ishte një klip një-minutësh i një dëgjese të kongresit amerikan këtë javë për mënyrën se si ShBA-ja po përballej me koronavirusin.

Në videon e postuar nga “People’s Daily”, Robert Redfield, drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ngjitëse, u pyet nëse mund të ketë pasur vdekje që i janë atribuuar gripit sezonal e që në të vërtetë mund të kishin qenë rezultat i Covid-19shit. Redfield u përgjigj pozitivisht: “Disa raste në fakt janë diagnostikuar në atë formë në Shtetet e Bashkuara sot.”

Përgjigjja e mjegullt e Redfieldit isht e mjaftueshme për ta rritur një teori konspiracioni që ka marrë vëmendje të madhe në dy javët e kaluara në Kinë – që koronavirusi nuk e kishte origjinën në Kinë por që mund të ketë ardhur nga ShBA-të, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“ShBA-ja më në fund e ka pranuar se mes atyre që kanë vdekur nga gripi i zakonshëm më herët kishte raste nga koronavirusi. Burimi i vërtetë i virusit ishte ShBA-ja!” tha një komentues. “ShBA-ja i ka borxh botës, veçanërisht Kinës, një kërkim-falje,” tha një tjetër. “Koronavirusi amerikan,” shkroi një tjetër.

Një hulumtues i respektuar kinez Zhong Nanshan së fundi ka deklaruar në një konferencë shtypi më 27 shkurt se megjithëse virusi fillimisht ishte paraqitur në Kinë “mund të mos e ketë pasur origjinën në Kinë”.

Zhongu më vonë e kishte sqaruar deklaratën e tij, duke thënë që vendi i parë ku sëmundja zbulohet nuk është i barabartë me vendin “ku mund ta ketë pasur burimin”. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK