Kosovë
Shtatë raste të reja me koronavirus konfirmohen në Serbi

Shtatë raste të tjera të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Serbi, duke e rritur numrin e të infektuarve në 12, tha ministria e shëndetësisë këtë mëngjes, shkruan tanjug.
Nga raporti i fundit, janë testuar mostra të 13 personave, shtatë prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë dhe gjashtë negative për koronavirusin e ri. /Periskopi/

















