Connect with us

Lajme

Shqipëria në alarm nga Koronavirusi/ Trefishohen thirrjet në urgjencë

Publikuar

më

Çdo ditë, qytetarë të shqetësuar, herë me shenja të një gripi të zakonshëm e herë jo, telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare për të marrë më shumë informacion mbi koronavirusin.

Duke dashur të besojnë një të vërtetë ndryshe nga ajo që kanë dëgjuar këto ditë në media, qytetarë të shumtë i drejtohen urgjencës për të hequr merakun. Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, numri i telefonatave është trefishuar, këtë e tregojnë edhe të dhënat që vijnë nga shërbimi i Urgjencës Kombëtare.

“Në 24 orët e fundit janë pritur 3027 thirrje, prej të cilave 1128 janë vlerësuar për COVID-19”, bëhet me dije nga Instituti i Shëndetit Publik. URDHRI Në fillim të javës, ministrja e Shëndetësisë firmosi urdhrin për hapat që duhet të ndiqen nga punonjësit e Urgjencës Kombëtare, nga pritja e telefonatës deri te mbërritja te rasti i dyshuar. Fillimisht, qytetarëve iu kërkohet informacion nëse kanë udhëtuar së fundmi në një nga zonat e prekura. Më pas, bëhet plotësimi i të dhënave bazë: emër, mbiemër, mosha, gjinia, adresa ku banon dhe një numër kontakti. Nëse ka shqetësime, atëherë plotësohet skeda sipas rastit.

Gjithçka që infermierët kanë nevojë të dinë nga ana tjetër e telefonit është nëse keni temperaturë, ethe, djersitje, të vjella, diarre, vështirësi në frymëmarrje, kollë, sekrecione, teshtimë, dhimbje koke dhe lodhje. Informacion i detajuar kërkohet edhe mbi historinë e udhëtimit, vendin dhe kohën e qëndrimit. Për rastet e dyshimta, urdhri parashikon që pas intervistës, infermieri të njoftojë menjëherë mjekun primar, i cili aktivizon misionin dhe njofton Spitalin Infektiv për hospitalizimin e rastit të dyshuar. Praktika të ndryshme janë përcaktuar për ata që janë në moshë madhore dhe për fëmijët.

“Në rastet kur pacienti është në gjendje kritike për jetën, ai do të transportohet në terapi intensive ose në urgjencën e spitalit përkatës. Nëse pacienti nuk është në gjendje kritike për jetën, do të hospitalizohet në urgjencën e spitalit përkatës ose në Spitalin Infektiv në QSUT. Të gjitha rastet që nuk janë kritike për jetën, do të referohen dhe transportohen për në QSUT, në Spitalin Infektiv”, thuhet në urdhrin e ministres Manastirliu.

PËR FËMIJËT

Edhe për fëmijët, nëse do të jenë në gjendje kritike, transporti do të bëhet në urgjencën e spitalit përkatës. Nëse gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar, atëherë hospitalizimi i tyre do të bëhet në spitalin përkatës nëse janë nga rrethet ose në Spitalin Infektiv të QSUT-së. Urdhri përcakton që lëvizjet të bëhen rast pas rastit duke u konsultuar me mjekun primar, por njëkohësisht edhe me Spitalin Infektiv në Tiranë dhe spitalin rajonal.

MASAT

Masa do të ndërmerren edhe nga ekipet e urgjencës, të cilët do të jenë të pajisur me maska mbrojtëse, dorashka, xhaketë mbrojtëse sterile. Veshjet do të jenë njëpërdorimshme dhe do të asgjësohen në spital pas çdo rasti të transportuar. Kërkohet, po ashtu, që të dizinfektohen ambientet e brendshme të ambulancës, të ajrohen herë pas herë dhe çfarë është më e rëndësishme të ruhet kontakti një metër nga personi i prekur.

TË DHËNAT QË KËRKOHEN NGA URGJENCA

Triazhi telefonik për rastet e dyshimta me 2019-nCoV në aeroport, porte dhe pikat kufitare në Republikën e Shqipërisë aeroporti/porti/pika kufitare
Vendi i origjinës së udhëtimit
Vendi tranzit
Numri i udhëtarëve në bord avioni/autobusi/makinë me personin/at e sëmurë
• TË DHËNAT PERSONALE
Emri/ Mbiemri/ Datëlindja/ Gjinia/ Adresa Rezidenca
Vendqëndrimi (bashkia, komuna, adresa) në Shqipëri
Motivi i udhëtimit/ Nr. i telefonit
• TRIAZHI TELEFONIK PËR RASTET
E DYSHIMTA ME 2019-NCOV
Temperaturë Po Jo Nuk dihet
Ethe Po Jo Nuk dihet
Djersitje Po Jo Nuk dihet
Të vjella Po Jo Nuk dihet
Diarre Po Jo Nuk dihet
Vështirësi në frymëmarrje Po Jo Nuk dihet
Kollë Po Jo Nuk dihet
Rinit (sekrecione) Po Jo Nuk dihet
Teshtimë Po Jo Nuk dihet
Dhembje koke Po Jo Nuk dihet
Lodhje Po Jo Nuk dihet Të tjera

Lajme47 minutes ago

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

Maqedoni2 hours ago

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

Shqipëri2 hours ago

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Lajme3 hours ago

“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

Maqedoni4 hours ago

Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!

Shqipëri5 hours ago

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

Lajme6 hours ago

Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu

Maqedoni7 hours ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri8 hours ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme9 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota10 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme10 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

NA NDIQ NË FACEBOOK