Lajme
Shqipëria mbyll kufirin me Greqinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se nga nesër në orën 10:00, do të mbyllen të gjitha hyrje daljet me Greqinë.
“Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10:00 mbyllen hyrje-daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajoror dhe tokësor me autobus. Frikë aspak, kujdes po”, ka shkruar Rama.




















