Connect with us

Lajme

Shqipëri, shkon në 42 numri i të infektuarve

Publikuar

më

Rritet numri i të infektuarve me Koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar edhe 4 raste të reja, mes të cilëve 2 mjek duke e çuar kështu bilancin e të prekurve në 42. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve t’i binden masave të institucioneve dhe të evitojnë çdo kontakt me familjarët e prekur.

Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar puna në terren pa u ndaluar. Janë testuar 27 persona të dyshuar qytetarë dhe personale. 4 raste të reja janë konfirmuar. Janë testuar në total 532 raste dhe janë pozitiv vetëm 42 raste- deklaroi Mira Rakacolli, Zëvendësministre e Shëndetësisë

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka njoftuar për futjen në fuqi të Aktit normativ i cili në shërbim të masave ndaj virusit vendos edhe spitalet private. Rama ka kumtuar se thirrjes për shërbim vullnetar të Qeverisë i janë përgjigjur mbi 400 mjek dhe rreth 600 infermier të vendit për të cilët ka premtuar bonuse prej 1000 eurosh në rrogat e marsit. Në Kosovë nuk ka raste të reja të regjistruara. Numri i të prekurve mbetet 5 ndërsa autoritetet kanë njoftuar se mbi 150 qytetarë i janë nënshtruar analizave. Italia vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë. Numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka shkuar në 1441, ndërsa numri i të infektuar në 21 157. Ndërkohë në Greqi është regjistruar viktima e 4. Bëhet fjalë për një 53 vjeçar i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Selanikut. Qeveria greke ka vendosur sot për mbylljen e kufijve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në Spanjë numri i të infektuarve ka shkuar në 5753 persona. Së fundi nga koronavirusi është prekur edhe bashkëshortja e kryeministrit spanjoll, Petro Sanchez. Informacionin e ka konfirmuar kabineti qeveritar. Analizave i është nënshtruar edhe presidenti amerikan Donalld Trump i cili ka rezultuar se nuk është prekur nga virusi.

Adrian Kerimi

.

Shqipëri25 minutes ago

Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

Lajme1 hour ago

“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

Lajme2 hours ago

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

Religjion2 hours ago

A mund ta urrejë muslimani vëllain e tij nga gjaku?

Maqedoni3 hours ago

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

Shqipëri3 hours ago

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Lajme4 hours ago

Sigali i Ponarit mori 500 mijë € të sigurojë dhëmbët e vettingut dhe shëndetin e trupës

Lajme4 hours ago

Hoxha pret delegacionin nga Bosnja dhe Hercegovina, në fokus pjesëmarrja e kompanive vendore në panairin ZEPS 2027

Lajme4 hours ago

Zyrtare: Suspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

Lajme5 hours ago

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Lajme5 hours ago

Mickoski – Rexhepit: Gjatë qeverisjes suaj, i larguat 10 mijë njerëz nga Bërvenica, ndërsa tani po u luteni të njëjtëve të kthehen dhe të votojnë mbi baza etnike

Lajme5 hours ago

Nga Tetova deri te majat e kardiokirurgjisë botërore, Omer Xhemaili flet për revistën e njohur

NA NDIQ NË FACEBOOK