Lajme
Shqipëri, banorët e prekur nga tërmeti ende në çadër, s’kanë kushte higjienike për tu mbrojtur nga koronavirusi

Një nga këshillat kryesore për të mbajtur larg virusin, larja e duarve dhe higjiena personale nuk është thjesht këshillë e mjekëve por edhe e kryeministrit Edi Rama.
Por paçka porosive që jep kryeministri, e vërteta është se me dhjetëra familje, të cilat kanë humbur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit, jetojnë ende në çadra. Pa asnjë kusht higjiene apo mjete shëndetësore, ndihen të pashpresë dhe të braktisur. Tërmeti i 26 nëntorit i la pa banesa, por po ashtu dhe pa masa parandaluese ndaj Covid19.
“E kemi marrë vesh, por të na ruajë zoti. Shteti nuk na ka parë fare”
“Janë ca gjëra që edhe kushtet nuk i kemi”
Kjo është vetëm një zonë. Në shumë qytete situate është e njëjtë. Më coronavirusin nëpër këmbë, pa banesa nga tërmeti dhe me thirrjen e qeverisë për higjienë maksimale, banorët ngrënë sytë nga qielli./oranews.tv/




















