Connect with us

Shëndetësi

Shpresë për kurën e coronavirusit – pacienti rikuperohet me ilaçin kundër HIV-it

Publikuar

Shpresat për një kurë të coronavirusit u ngritën sot pas raporteve se një pacient në Spanjë u trajtua me sukses duke përdorur ilaçe të HIV-it dhe sklerozës multiple.

Miguel Angel Benitez – i cili u bë rasti i parë në Spanjë në muajin e kaluar – thuhet se ka bërë një shërim të plotë në Spitalin Virgen del Rocio në Seville, njofton Klan Kosova.

62 vjeçari u trajtua me ilaçin antiretroviral lopinavir-ritonavir, të shitur me emrin e markës Kaletra, i cili është përdorur për të trajtuar pacientët me HIV për një dekadë.

Tabletat, të njohura si ilaçe frenuese të proteazës, funksionojnë duke parandaluar shumëzimin e virusit në gjak.

Coronavirus bëhet vdekjeprurës kur lejohet të shumëfishohet me shpejtësi në mushkëri, të vrasë qelizat dhe të shkaktojë pneumoni.

Sëmundja e rëndë ngjitëse ka infektuar më shumë se 96,000 njerëz dhe ka vrarë 3,300 njerëz në të gjithë botën, dhe aktualisht është e pashërueshme.

Shkencëtarët shpresojnë të kenë zhvilluar, trealluar dhe shpërndarë një vaksinë brenda 18 muajve.

NA NDIQ NË FACEBOOK