Kosovë
Shpend Ahmeti njofton 5 masat që ka marrë Prishtina për të parandaluar Koronavirusin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së komuna të cilën e udhëheq vazhdon t’i marrë masat parandaluese specifike rreth koronavirusit COVID19.
Ahmeti është shprehur se gjatë vikendit do të dezinfektohen hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës, dhe të gjithë punëtoret e sporteleve do të pajisen më maska, dorëza dhe dezinfektues.
Ai tregon se nga nesër shkollat dhe çerdhet do të pajisen me material higjenik.
Tutje thotë se Komuna e Prishtinës do t’i pezullojë tubimet dhe evenimentet publike ku pritet të këtë më shumë se 50 njerëz, dhe njofton se pezullohen takimet me palë në drejtorinë e urbanizmit dhe investimeve kapitale që nuk janë më urgjencë.
Kryetari Ahmeti ka kërkuar të mos krijohet panik por vëtëm kujdes.
Postimi i plotë:
Në bazë të rekomandimeve të përgjithshme të IKSHP, Komuna e Prishtinës vazhdon me masat parandaluese specifike rreth virusit COVID19.
- Gjatë vikendit do të dezinfektohen më detajisht hapësirat e ndërtesave të Komunës së Prishtinës ku ka sportele dhe shumë punë me palë.
- Që nga nesër të gjithë punëtorët e sporteleve të Komunës së Prishtinës do të pajisen me maska, dorëza dhe dezinfektues.
- Që nga nesër shkollat dhe çerdhet furnizohen me material higjienik shtesë sipas nevojës deri në një vendim të radhës për çerdhet dhe shkollat.
- Komuna e Prishtinës pezullon lejet për tubimet dhe evenimentet publike (promovime, tubime ne sheshe) ku pritet pjesëmarrja e më shumë se 50 personave. Këtu përfshihen aktivitetet qe kërkojnë leje nga Komuna për te zhvilluar aktivitetin.
- Po ashtu njoftoheni se pezullohen takimet me palë në drejtoritë e urbanizmit dhe investimeve kapitale që nuk janë me urgjencë.
Komuna vazhdon me ofrimin e të gjitha shërbimeve.
P.S. pa panik, vetëm kujdes e parandalim





















