Kosovë
Shpejtim Bulliqi duartroket veten pasi fiton një sondazh në Facebook për Podujevën

Sonte në RTV Dukagjini ishin të ftuar tre kandidatët e tri subjekteve më të mëdha politike në Kosovë që garojnë në Komunën e Llapit.
Debati mes z.Bulliqi nga VV, z.Fetahu nga PDK dhe z.Rudari nga LDK, ishte mjaft i tensionuar me akuza e kundër-akuza, sidomos mes z.Bulliqi dhe z.Rudari – i cili e mbronte çdo vendim që të mëhershëm që e kishte marrë Agim Veliu.
Por, një moment i çuditshëm ndodhi në fund të këtij emisioni, pasi u dha rezultati i një sondazhi në Facebook sipas të cilit z.Bulliqi kishte arritur që të fitonte me mbi 50 për qind të votave, shkruan Periskopi.
Ishte vetë z.Bulliqi i cili duartrokiti i gëzuar rezultatin, ndërkohë që kandidati Rudari deklaroi se “kjo isthe nga militantët e Vetëvendosjes që i kishte shtyer për të votuar.”
Kujtojmë që Komuna e Podujevës ka shkuar në zgjedhje të parakohshme pasi Agim Veliu ishte emëruar ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti.
KQZ ndërkohë ka njoftuar se për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve të dielën do të vendos nesër. /Periskopi






















