Kulturë
Shok te Galatasaray, nënkryetari dhe bashkëshortja e tij me COVID – 19

Coronavirusi ka filluar ngadalë por sigurtë të godas edhe futbollin turk, i cili ishte ndër kampionatet e vetme që u orvat të rezistoj dhe ku u luajt futboll deri para një javë, shkruan Zyrtare.net
Kësisoj, nënkryetari i Galatasarayit dhe njëri ndër financuesve kryesorë të klubit, Abdyrahim Albayrak dhe bashkëshortja e tij, gjatë ditës sotme kanë rezultuar pozitiv me tipin e ri të virusit korona.
Lajmin e ka bërë të ditur sot vet faqja zyrtare e klubit turk, duke i uruar sa më shpejtë 65 vjeçarit dhe bashkëshortes së tij. Porosi për përkrahje ndaj biznesmenit të njohur turk kanë postuar edhe klubet rivale të Galatasarayit, si Fenerbahce dhe Beshiktashi, transmeton Zyrtare.net
Ndryshe, në Turqi deri më tani rezultojnë pozitiv 1256 persona, ndërsa nga coronavirusi kanë humbur jetën gjithsej 30 veta./Zyrtare.net






















