Connect with us

Lajme

Shkon në 48 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni

Publikuar

Edhe 6 pacientët e testuar sot në Shkup ka dal pozitiv me koronavirus.

Nga ministria e Shëndetësisë njoftojnë se me këtë numri i të infektruave ka shkuar në 48. Në mesin e tyre është edhe një vajzë 4-vjeçare nga Shtipi që ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli. Familja është kthyer në në vend në 14 mars dhe ishte në izolim . Testi erdhi dje, dy ditë pasi vajza përjetoi simptomat e saj të para.

Ndërsa 3 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Dibër, një rast është regjistruar në Shkup që ka qenë në kontakt me të diagnostikuar me koronavirus më parë.

Momentalisht po testohen edh 35 pacient tjerë. /Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK