Connect with us

Lajme

Shkon në 197 numri i personave të prekur në Shqipëri me 10 të vdekur

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 197 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa 10 persona kanë ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

Në shërbimin infektiv, aktualisht, janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Tiranë 113 raste
Durrës 11 raste
Lushnje 4 raste
Elbasan 5 raste
Rrogozhinë 2 raste
Fier 21 raste
Kavajë 4 raste
Korçë 12 raste
Vlorë 5 raste
Shkodër 4 raste
Lezhë 4 raste
Berat 1 raste
Has 2 raste
Krujë 3 raste
Tropojë 3 raste
Pukë 3 raste

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë./A2/