Connect with us

Shëndetësi

Shkencëtarët përdorin kodin gjenetik për të gjurmuar koronavirusin

Publikuar

Shkencëtarët po analizojnë kodin unik gjenetik të mostrave individuale nga pacientët e infektuar me koronavirus, me qëllim që të kuptojnë se si po përhapet virusi vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar.

Secila mostër e materialit të saj gjenetik, ARN, zbulon një hap tjetër në zinxhirin e infeksioneve – kush e infektoi kë.

Shkencëtarët e Universitetit të Liverpool-it gjithashtu mund të identifikojnë viruse dhe baktere të tjera në mostrat e marra nga fyti i pacientëve.

Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin se përse disa pacientë që nuk kanë gjendje të rënduar shëndetësore paraprake, sëmuren shumë keq.

“Qëllimi është të zbulojmë se kush është duke u sëmurë, çfarë sëmundje kanë dhe pse – a është virusi që po e shkakton atë, a po reagon sistemi i tyre imunitar apo a kanë ndonjë super-infeksion?” tha Profesori Calum Semple për BBC News.

Një qasje e ngjashme u përdor për të gjurmuar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore në vitin 2015.

NA NDIQ NË FACEBOOK