Connect with us

Lajme

Shërohen 14 persona të tjerë nga koronavirusi në Shqipëri

Publikuar

Pas lajmit të keq të vdekjes së personit të tetë nga koronavirusi në Shqipëri, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dha një lajm të mirë në mesnatë duke bërë të ditur se gjatë së enjtes janë shëruar edhe 14 persona të cilët ishin të prekur nga ky virus.

Nga 174 persona të prekur janë shëruar 31 prej tyre, ndërsa fatkeqësisht shtatë persona kanë ndërruar jetë.

Personi i fundit që ndërroi jetë mbrëmjen e së enjtes ishte një 85 vjeçare nga Tirana e cila kishte mbërritur gjatë pasdites së kaluar në spital në gjendje të rëndë.

E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me Covid-19 në Spitalin Infektiv./ A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK