Connect with us

Lajme

Shërimi i pacientit të parë nga koronavirusi, Meta: Lajmi që kishim nevojë

Publikuar

Presidenti shqiptar Ilir Meta reagoi pas lajmit për shërimin e pacientit të parë në Shqipëri nga koronavirusi dhe përmirësimin e një tjetri.

Ai falënderoi edhe njëherë mjekët për lajmin e mirë për të cilin tha se kishin nevojë të gjithë ta dëgjonin.

“Një lajm shumë shumë i mirë këtë mbrëmje, për të cilin kishim nevojë të gjithë! Faleminderit dhe një BRAVO të madhe të gjithë mjekëve të shkëlqyer! Forca të gjithëve! Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari!”, ka shkruar ai./A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK